OMONIA dhe PBDNJ takim në Karahaxh për problematikat e minoritetit

Me inisiative te Deges lokale te OMONOIA, dhe duke respektuar rregullat e perballimit te Pandemise Covid-19, u organizua sot aktiviteti politik lidhur me situaten politike qe perjetojme me fokus te vecante problematikat qe preokupojne Komunitetin Etnik Grek.
Moren pjese Kryetari i pergjithshem i OMONIA-s Vasil Kajo si dhe Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule si dhe anetare dhe aktiviste te strukturave te OMONOIA dhe PBDNJ nga te gjitha trevat e Sarandes dhe Delvines.

Fjalimin kryesor e mbajti Kryetari i PBDNJ  Vangjel.Dule, ish deputet i Qarkut te Vlores.
Debati i zhvilluar preku tema te kuadrit ligjor per te drejtat e Miniritetit Etnik Grek dhe hendekun qe e ndan nga implementimi ne praktike, hipokrizine e Kryeministrit Rama dhe Qeverise se tij per te permbushur kerkesat e Keshillit te Evropes dhe BE qe ka perfshire ceshtje te te drejtave te ketij minoriteti ne parakishtet e celjes se negociatave, situaten e krimit dhe pasigurise publike ne fshatrat dhe familjet e zones, braktisjen totale te komunitetit rural ne perballimin e gjendjes ekonomike nga Pandemia, mungesen e investimeve publike ne infrastrukture etj.
Duke hyre gradualisht ne frymen e pergatitjeve elektorale, nga organizatorët  Aktivi i sotem konsiderohet i suksesshem.dhe i vlefshem per pjesemarrjen me energjike te qytetareve ne zhvillimet politike sipas orientimit te OMONOIA-PBDNJ