Njoftim punësimi për disa pozicione pune në Bougainville Bay

02/07/2016:16

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
– Banakier/e
– Recepsionist/e
– Punonjes Plazhi
– Shitese
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912

Banakier (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay
Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
 Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për
shërbim;
 Identifikojnë klientët për t’u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e
alkoolit dhe produkteve të duhanit;
 Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
 Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
 Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
 Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
 Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
 Diploma në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
 Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
 Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Fleksibilitet me orarin e punës;

Punonjës Plazhi

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:

 Përgjegjës në dhënien e një shërbimi korrekt, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të
gjithë klientët;
 Të kenë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
 Të jenë të aftë të kryejnë detyrat në kohë dhe sipas standarteve të përcaktuara;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
 Të jenë të gatshëm për punë në turne /orare të zgjatura;
 Të jenë korrektë;
 Njohuri bazë të gjuhës Angleze. Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Recepsionist (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort
& SPA .Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
 Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe
procedurat;
 Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check –in;
 Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe
koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
 Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t’u siguruar klientëve të
gjithë informacionin e kërkuar;
 Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
 Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelt;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
 Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
 Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
 Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
 Të jenë të paraqitshëm;
 Të njohin paketën Microsoft Office;
 CV-të të shoqërohen me foto;
 Të jenë korrektë;

Shitëse

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
 Të ketë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
 Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve;
 Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit;
 Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve;
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
 Të jetë e gatshme për punë në turne /orare të zgjatura;
 Të jetë korrekte;
 Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.