Në tunelin e kanabisit u gjetën 656 kg kanabis, arrestohet 1, lirohen 7 punëtoret

16/12/167:33

Shperndaje:


Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arrestohet shtetasi:
– G. M, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.
Shpallet në kërkim shtetasi:
– L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë.
Procedohen në gjendje të lirë:
– 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sipas policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. M, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh
– 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva
– 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.
Sipas informacioneve, zbulimin e tunelit të drogës e kanë bërë prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë udhëtuar në mënyrë sekrete drejt Sarandës. Prokurorët e Krimeve të Rënda, nga frika e dekonspirimit të operacionit, kanë përdorur një alibi tjetër për të çuar Policinë e Sarandës në tunelin e drogës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.