Mjeku Pipero apel qytetarëve: Virusi është mes nesh, ja çfarë duhet të bëni

19/06/2014:09

Shperndaje:


Mjeku i Spitalit infektiv, Pëllumb Pipero ka bërë apel për qytetarët që të respektojnë rregullat anticovid, pasi virusi është i pranueshëm në jetën tonë duke kërcënuar kjo vetëm të na sëmurë por edhe të na marrë jetën. Me shtimin e rasteve të të infektuarve, por edhe viktimave në vendin tonë, Pipero bën thirrje që maskat të mbahen në vendet publike dhe aty ku distanca nuk është e mundur të mbahet dhe të tregohet kujdes me higjienën personale. Në një video-mesazh drejtuar shqiptarëve, Pipero shprehet se vendi ka hyrë në një fazë të re të epidemisë, ku në shfrytëzimin e lirisë së lëvizjes dhe aktivitetit normal të jetës, duhet që më shumë se kurrë të respektojmë rregullat elementare.

“Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjienën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie”, tha Pipero.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.