Miratohet ligji për Censusin e popullsisë dhe të banesave, pikat e nxehta etnia dhe feja

19/10/2018:54

Shperndaje:


Zhbllokohet pas dy vitesh projektligjin për censusin (regjistrimin) e popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projektligjin për regjistrimin e të gjithë personave shqiptarë apo të huaj që ndodhen në Shqipëri, bashkë me objektet, duke i hapur rrugë miratimit në tërësi dhe më pas në Parlament. Nisma e depozituar në Kuvend që në vitin 2018, u prezantua nga zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare dhe Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. Miratimi i projektligjit është një nga 15 kushtet shpallura nga Bashkimi Evropian për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Pika më e nxehtë e pyetësorit në kuadër të ligjit të censit, janë pyetjet mbi etninë dhe fenë, të cilat pritet të prodhojnë debate dhe zhvillime të befasishme ashtu si 10 vite më parë. Minoriteti grek ka pretenduar se zinte rreth 15 % të popullsisë në Shqipëri. Por,  nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, rezultoi se minoriteti grek ishte vetëm 0.87 %. Partitë që përfaqësojnë minoritetin pretenduan se regjistrimi ishte manipuluar dhe se ishte ushtruar presion, për të mos deklaruar etninë greke. Ato nisën në regjistrim paralel, që dështoi. Debate ngjalli edhe përkatësia fetare. Me miratimin e ligjit të ti, çdo person brenda territorit shqiptar do të deklarojë edhe një herë përkatësinë etnike dhe fetare. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.