Ministria e Shëndetësisë jep informacion për situatën me COVID-19

30/08/2014:23

Shperndaje:


Pesë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke mos arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në përditësimin ditor se sot në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.
Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit “Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër nga të tjerët në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances, vetëm duke respektuar këto rregulla të thjeshta ruajmë veten dhe të tjerët nga infektimi me virusin SARSCOV2


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.