Këshilltari Dritan Peçi: Të fortët në Sarandë nuk paguajnë taksa

01/04/1718:09

Shperndaje:


Gjatë diskutimit të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë, anëtari i këtij Këshilli Dritan Peçi deklaroi se “Të fortët” e Sarandës nuk paguajnë taksa.
Këshilltari Dritan Peçi theksoi se ka zyrtarë të Bashkisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe biznesmenë që nuk paguajnë taksa ose paguajnë shumë pak në krahasim me aktivitetin që zhvillojnë.
Taksat në këtë qytet i paguajnë vetëm të pambrojturit, të cilët në disa raste paguajnë edhe me shumë se çfarë parashikon ligji, theksoi Dritan Peçi.
Dritan Peçi e kishte ngritur këtë shqetësim edhe në mbledhjen pararendëse të Këshillit Bashkiak, por ashtu si edhe në këtë mbledhje, kishte mbizotëruar heshtja nga zyrtarët e Bashkisë dhe ulje koke nga këshilltarët bashkiakë, të cilët pavarësisht se mund të jenë edhe përfaqësues të opozitës, janë të favorizuar në mospagimin e taksave.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Brothers në Sarandë kërkon të punësojë Hostes
Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.