Kaluan kufirin nga mali, ndjekje penale për 2 persona

15/11/1714:36

Shperndaje:


Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë informon se jane referuar materialet per 2 persona, te cilet jane kapur nga policia greke dhe jane kthyer mbrapa.
Konkretisht :
Më datë 14.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.P vjeç 23, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 14.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin SH.P, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.