Kadastra e Sarandës shpall 2 vende pune vakante. Si të aplikoni

Drejtoritë vendore të ASHK: Berat, Krujë, Elbasan, Fier, Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Lezhë, Shkodër, Sarandë, Vlorë dhe Tiranë.
Zyrat Vendore të ASHK: Devoll, Kolonjë, Malësi e madhe, Himarë.
VENDET VAKANTE • Përgjegjës Sektori, Kategoria: Kategoria: III-b dhe IV-a, Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
• Specialist, Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor” KUSHTET DHE KRITERET E KONKURIMIT
Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët: Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon: – Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor” në profilet Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi; Topografi.
– Për pozicionet Përgjegjës Sektori, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
– Për pozicionet “Specialist” kandidatët duhet të kenë të paktën 1 (një) vite përvojë pune në profesion.
– Për pozicionet “Përgjegjës Sektori” kandidatët duhet të kenë të paktën 2 (dye) vite punë në profesion.
– Të mos kenë masë disiplinore në fuqi. – Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse. – Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat, si më poshtë: a) Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
Punoi: Miratoi:
Kopje: I.Dajti
A.Sina A.Asqeri B.Dervishaj 4 (katër)b) Jetëshkrim c) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID); f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore; g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore; h) Referenca të punëdhënësve të mëparshëm i) Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik. j) Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi) k) Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor). l) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHKt ose në adresën elektronike të ASHK-t [email protected]
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 20.09.2019.
SHPALLJA E REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATURAVE.
Në datën 25/09/2019, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorive Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.