Fluks kalimesh në pikat kufitare të Sarandës, në dy ditë hyjnë 8994 shqiptarë e të huaj

15/08/1911:00

Shperndaje:


Ditën e sotme në tre pikat kufitare të rrethit të Sarandës ka patur një fluks të lartë kalimesh si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ky fluks vijon përgjatë dy ditëve në pikat kufitare të kalimit në Qafë-Botës, Rripsit dhe të Portit të Sarandës.

Saranda Web mëson se përgjatë dy ditëve të fundit, 13 dhe 14 gusht nëpërmjet pikave kufitare kanë hyrë 1855 shqiptarë dhe 7139 të huaj, ndërsa kanë hyrë edhe 2243 automjete.

Edhe përgjatë ditëve të tjera në pikat kufitare në të gjithë vendin tonë pritet që të ketë fluks hyrjesh dhe daljesh për shkak të sezonit turistik dhe të kthimit të emigrantëve.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.