Fillon gjyqi ndaj mesuesit të akuzuar për ngacmim seksual

21/11/1818:07

Shperndaje:


 

Eshte zhvilluar ne gjykaten e Gjirokastres seanca paraprake pergatitore ndaj Neshet Tepelenes 60 vjec mesues ne fshatin Kalase te Delvines i cili akuzohet per ngacmim seksual ndaj 1 te miture nxenese e tij. 
Gjyqi zhvillohet ne Gjykaten e Gjirokastres pasi eshte e vetmja gjykate ne jug qe trajton probleme te femijeve pasi Saranda nuk ka nje te tille. 
Ne seancen e sotme paraprake jane vene perballe njeri tjetrit mesuesi 60 vjecar i akuzuar per ngacmim seksual dhe ish nxenesja e tij vajza 11 vjecare, gjysherit e te ciles denoncuan kete ngjarje per Report Tv ne prill te ketij viti.
Gjykatesja Blerta Çibuku i ka dhene fjalen prokurorit Julijan Çafka ku ka paraqitur te dhenat ne dosjen e hetimit nderkohe qe pala kundershtare ka kerkuar ndryshimin e akuzes pra jo ngacmim seksual.
Ka pasur momente tensioni brenda ne seance pasi 11 vjecarja eshte gjendur e frikesuar nga prezenca e ish mesuesit te saj qe qendronte ne kafazin e gjykates dhe ka kerkuar disa here pushim cka eshte miratuar. Pas seances se sotme paraprake, pritet vijimi i seancave te tjera te gjyqit ne themel.
Avokati i familjes se vajzes 11 vjecare Julijan Sinomati, pohon se ka shume deshmitare qe do pyeten dhe do flasin per te vertetuar pretendimet e ngritura per ngacmim seksual ndaj te mitures 11 vjecare ne shkollen e fshatit Kalase ne Delvine.
Ka qene fillimisht e ema e vajzes, pastaj gjysherit qe denoncuan ngjarjen ku sipas deshmise se vajzes 11 vjecare, mesuesi e mbajti vecmas ate ne klase dhe e puthi ne buze.  

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.