Dëshmitari fundos Leonidha Hriston: I dhash sekserit 300 mijë

25/01/1919:44

Shperndaje:


Një bari gjatë një procesi gjyqësor ka dhënë në Gjykatën e Sarandës një dëshmi e cila fakton denoncimet e bëra publike për pazaret e zyrtarëve të Bashkisë Finiq me kullotat. Ka qenë një bari, i cili i ka paguar një zyrtari të Bashkisë Finiq një shumë prej 300 mijë lekësh për të marrë me qera për disa javë një kullotë në fshatin Cerkovicë. Kullota për të cilën bariu pagoi shumën prej 300 mijë lekësh ishte marrë me qera nga zyrtari i bashkisë Finiq i cili nuk zotëronte bagëti, por që e përdorte për ta dhënë me qera në të tretë. 

Gjatë një takimi të kryeministrit Rama me banorët në Karahaxh, një fermer akuzoi drejtëpërdrejt kryetarin e Bashkisë Finiq Leonidha Hristo se po bënte dallavere, akuzë së cilës Leonidha Hristo iu përgjigj me një kallëzim penal për shpifje. Dëshmia e bariut ditën e sotme në Gjykatën e Sarandës vërteton edhe një herë akuzat  publike se kullotat në Bashkinë Finiq jepet me qera në persona që nuk kanë bagëti, por në sekserë të cilët i rikontraktojnë duke përfituar shuma të mëdha parash. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.