Delvinë, 3 aksione të policisë për prerje të paligjshme të pyjeve

09/02/1611:10

Shperndaje:


Policia ka filluar proçedimin penal kundrejt 3-shtetasve për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

1- S. B, 47 vjeç, banues në Delvinë. Policia ka filluar proçedimin penal kundrejt këtij personi, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Kardhikaq”, duke transportuar me mjetin e tij (2.94 m°3) drurë zjarri, të prera në mënyrë të paligjshme.

2- K. R, 34 vjeç, banues në Delvinë. Policia ka filluar proçedimin penal kundrejt këtij personi, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Mulliri i bardhë”, duke trasportuar me mjetin e tij (5.76 m°3) drurë zjarri, të prera në mënyrë të paligjshme.

3- V. Q, 44 vjeç, banues në Delvinë. Policia ka filluar proçedimin penal kundrejt këtij personi, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në hyrje të fshatit Kardhikaq, duke shkarkuar nga mjeti i tij, disa drurë të prera në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Pece – Delvinë.

delvine pyje


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.