Degradon procesi i propozimit te kandidateve per deputete ne PD Sarande

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe!
Pas vizites se kryetarit te PD Lulzim Basha dhe fjales se tij se per listen e deputeteve nuk do te vendosi ai por do ta vendosi anetaresia e partise, bera nje shkrim me titullin “Basha hap ne Sarande Kutine e Pandores”. Ne ate shkrim percillja mendimin se Partia Demokratike, te pakten ne Sarande, nuk ishte gati per nje proces te tille.
Por ne momentin kur do te jepja komanden Publish, u pendova dhe nuk e publikova. Te jem i sinqerte, jo sepse kisha dyshime ne ato qe kisha shkruar, por nuk doja qe t’u prishja atmosferen dhe harene demokrateve.
Procesi i inicuar nga Basha filloi. Ishte grupseksioni i Ksamilit qe hapi keshtu procesin qe sipas Bashes do te ishte me transparenti dhe me demokratiku, ku do te ishte baza ajo që do të merrte vendimet. Kur mësova se në grupseksionin e Ksamilit ishin propozuar 7 emra si kandidatë të mundshëm për deputetë, kuptova se procesi do të ishte një farsë. Farsa vazhdoi në Xarrë, ku u propozuan 15 emra, dhe në Konispol ku u propozuan 18 emra. Në të njëjtën ditë, grupseksioni i Gjashtës mblidhet 4 ditë përpara afatit të përcaktuar nga grupi i punës, por ja doli të propozonte vetëm 17 emra.
Gjithkush mund të thotë se në atë parti ka demokraci dhe çdokush ka të drejtën të propozojë.
Por gjithçka ishte pjesë e një skenari, që vetë autorët nxituan ta publikonin ditën e sotme, përpara zhvillimit të mbledhjeve në grupseksionet e qytetit të Sarandës, duke shpallur 6 kandidatët e “kudovotuar”
Dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që demokratëve u jepej zemër për të propozuar sa më shumë emra, pavarësisht se nuk kishin asnjë lidhje me zonat ku propozoheshin.
Partia Demokratike, si forca kandidate për të qeverisur nesër, duhet të shpalli përpara shqiptarëve kandidatët me vlera më të mira, kandidatët që vertetë mund të siguronin mbështetje më të madhe dhe të bëjnë diferencën. Nëse sot sillen kështu në partinë e tyre, çfarë mund të presin qytetarët nesër nga qeverisja e tyre ?!
Sipas informacioneve konfidenciale, Basha ka mësuar për gjithçka po ndodh në Sarandë. I takon atij që shejtanin ta futi përsëri në shishe.