Maliqi & Tepelena largohen me nga 3 pikë, akuza për arbitrim të njëanshëm

24/06/2018:19

Shperndaje:


Janë mbyllur me humbje takimet e sotme për ekipet e Butrintit dhe Delvinës, pavarësisht se të 2 ekipet loznin në fushat e tyre.

Takimi Butrinti – Maliqi ka përfunduar me fitoren e miqve 0-2, duke bërë kështu që Maliqi të vijojë në ëndrrën për Kategorinë e Parë.
Në fundin e pjesës së dytë në fushë ka patur tensione, duke bërë që 2 nga lojtarët e Butrintit dhe 1 i Maliqit të largohen me kartona të kuq.
Nga ana e të pranishmëve në stadium ka patur akuza ndaj arbitrimit për favorizim të ekipit mik.

Ndërsa Delvina – Tepelena ka përfunduar 2-3. Me këtë fitore Tepelena i largohet fundit të tabelës dhe siguron mbijetesën në Kategorinë e Dytë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.