Butrinti me PPP, demokratët kërkojnë të protestohet

13/10/1916:44

Shperndaje:


Pas publikimit ne Saranda Web te aferave per dhenien me koncension te qytetit antik te Butrintit dhe duke pare heshtjen nga Dega e Partise Demokratike Sarandë, demokratët kanë filluar të kërkojnë nga PD organizimin e protestave, me qëllim pengimin e këtij projekti.
Demokratët shprehen se ata nuk duhet të presin të mobilizohen vetëm për të mbushur sheshin e protestave në Tiranë, por duhet të organizojnë protesta në Sarandë dhe Butrint.
Protestat duhet të zhvillohen sot, shprehen demokratët, dhe jo sic ndodhi me shkallët, kur PD u kujtua për një protestë disa minuta 1 muaj pasi kishte filluar prishja e shkallëve.
Ja disa prej reagimeve të tyre:

Butrinti eshte bere gati per shitje.
Demokratet nuk duhet te heshtin, por sot eshte koha per te protestuar ne Sarande dhe ne Butrint dhe jo te presim kur te kujtohen drejtuesit per te na derguar per te protestuar ne Tirane.
Nuk duhet perseritur heshtja qe ndodhi me ndertimin e restorantit ne kalane e Butrintit.
Nese PD nuk organizon protesta per Butrintin mos te na kerkojne per protesta ne Tirane.
I bej thirrje drejtuesve te PD per fillimin e protestave duke nisur nga neser. Si ka mundesi qe per shitjen e Butrintit flet gjithe Shqiperia dhe PD e Sarandes vazhdon heshtjen.

Ashtu sic u be me shkallaret, “protestuan” pas nje muaji kur ishin shkaterruar plotesisht dhe s’mund te behej me asgje per te ndaluar shkaterrimin e tyre! Vazhdoni ekskursionet ne Tirane juve, deri ne zgjedhjet e ardhshme…

Jane ca pallate ne ndertim, sa te mbarojn s’ke pse merzitesh, do ta shohim dhe kete pune!👀

Kanë interesa…Janë njësh ujqërit…të majtë dhe të djathtë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.