Butrinti me PPP/ Auron Tare: Plani është gjysmak dhe i rrezikshëm
https://youtu.be/1jzaa2iyGPg
Ministria e Kulturës së fundmi ka prezantuar projektin që parashikon planin e Integruar për Menaxhimin e Butrintit që parashikohet që të jepet me koncesion për 10 vite, nga 2020 deri në 2030. PPP-ja që pritet ta marrë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk dihet ende sa do i kushtojë buxhetit të shtetit, ndërsa vetëm pas konsultimeve do të kalojë në Kuvend për të marrë ose jo miratimin.
I ftuar në studion e Fax News, Auron Tare zv. kryetari i Komisionit Shkencor të Pasurive Nënujore të UNESCO-s dha mendimin e tij në lidhje me çështjen e Butrintit.
Tare u shpreh se ky plan është paraqitur si gjysmak dhe fakti që do të menaxhohet nga një fondacion i huaj është dhe më problematike pasi nuk e njohin zonën.
“Ky është një plan gjysmak dhe mendoj se për këtë bëhet një plan i rrezikshëm për Butrintin, por jo vetëm se u hapet rrugë fondacioneve të tjera. Nëse ne krijojmë një fondacion shqiptar në mund të jemi partner me të gjithë.” tha Tare.
Më tej Tare deklaroi se ka mjaft të rinj shqiptar që kanë dije dhe dëshirë për të menaxhuar dhe punuar për trashëgiminë kulturore.
“Në këtë plan menaxhimi që na është prezantuar ky menaxhim ti jepet një fondacioni dhe më shumë gjasa do të jetë i huaj. Ky është problemi mendoj unë. Duhet një formë e re për menaxhimin.
Ndoshta për të propozuar një strukturë tjetër, por jo jashtë mbikqyrjes së shtetit. Ka fondacione që administrohen në një formë ku kontrollohe dhe janë publike dhe jo private aq më tepër të huaja.
Sepse Butrinti ka të bëjë shumë me identitetin shqiptar. Të gjitha emërimet që bëhën në fushën e trashëgimisë vijnë nga politika dhe kjo është shqetësuaese sepse nuk kanë ekperiencë. Shqipëria ka ekspertë shumë të mirë që janë jashtë dhe mund të angazhohen shumë mirë në këtë fushë.
Problematika e madhe është edhe nga politika që dëmoton cilësine e operacionit amdinistrativ në terren. Jo vetëm dëmton monumentin por dëmton eksperiëncën.
Restaurimet bëhën ende me tender gjë që është shumë e gabura. Nuk restaurohet monumenti i kulturës me tendera.
Mungon Butrinti shstë parë si një ishull, por jo përfshirë në të gjithë rrezen e zonës së Sarandës dhe të Delvinës.
Fakti që është konsideruar si ishull tregon që këto njerëz që e kanë shkruar nuk e njohin zonën.
Plani nuk kishte asnjë pikë reference të të rinjëve shqiptar dhe dukej se ishte nga të huajt. Që nga vitet 30 shqiptarët kanë qenë gjithmonë prezentë. Ka mjaftueshëm specialistë shqiptarë që mund të menaxhojnë dhe mund të bëjnë kërkime në mënyrën më të mirë të mundhsme. Nuk është shumë e qartë, kush bën çfarë. Me duket se ky plan është shkruar pak me nxitim për të justifikuar të vetmen pikë që e kontestojmë shumë menaxhimin.
Mesa kuptova unë aty vetëm dy veta kanë punuar në këtë plan menaxhimi. Aty kishte vetëm dy persona një nga Anglia dhe një nga Bosnja. Nuk kanë punuar nuk kanë jetuar dhe nuk kanë gërmuar. Menaxhimi i Butrintit, ka një lloj interesi apo një lloj zgjimi e këtyre njerëzve që do të donin të krijonin shoqatë, që të jenë një zë për të dhënë një version ndryshe të situatës por edhe për të ofruar. Partitë shkojnë e vijën por trashëgimia kulturore mbetet.”– u shpreh Tare
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
20/11/1915:05
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
20/11/1915:05
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
20/11/1915:05
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
20/11/1915:05
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
20/11/1915:05
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
20/11/1915:05
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
20/11/1915:05
SYRI I KALTER
20/11/1915:05
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
20/11/1915:05
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
20/11/1915:05
Rezervime
Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
20/11/1915:05
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
20/11/1915:05
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
20/11/1915:05
Dhomë çift për pushime
20/11/1915:05
Apartament Ionian Saranda Sea
20/11/1915:05
Suvenire
Suvenire nga Saranda
20/11/1915:05
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
20/11/1915:05
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
20/11/1915:05
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
20/11/1915:05
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
20/11/1915:05