Butrinti fiton ndaj Memaliaj 5:0, jepen 3 kartona të kuq

22/12/1913:58

Shperndaje:


Butrinti ka shënuar një tjetër fitore të thellë, kësaj radhe ndaj Memaliaj.
Ekipi i Butrintit e ka gjetur rrugën e golit që në minutën e parë me anë të Fabio Dhrami. Goli i shpejtë i Butrintit ka nervozuar lojtarët e Memaliajt, duke bërë që këtë nervozizëm ta shfaqin në fushën e lojës, cka ka sjellë edhe ndërshkimin me 2 kartona të kuq në minutat e 10 dhe 14.
Loja për Butrintin bëhet e më lehtë, duke shënuar pjesën e parë edhe 2 gola të tjerë me anë të Ervis Kasaj (38″) dhe Mautaj (41″)
Pjesën e dytë gjyqtari ka nxjerrë një tjetër karton të kuq për lojtarët e Memaliaj, duke e bërë më të lehtë për Butrintin për të shënuar edhe 2 gola të tjerë me anë të Sandri Dalanaj në 71″ dhe Aldo Bazaj në min 81″.
Takimi ëstë mbyllur me rezultatin 5-0 dhe me këtë fitore Butrinti ngjitet në vendin e katërt me 22 pikë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.