Bazilika në fshatin Çiflig

bazilika e ciflikutBazilika në fshatin Çiflig
Bazilika ndodhet midis Çukës së Shqiponjës dhe perëndimit të fshatit Çifig, në një kodër ku dallohen edhe rrënoja të tjera e që vendasit e quajnë “Manastir”. Nga muret e tij ruhen në lartësi të konsiderueshme ato të anës perëndimore e lindore kurse të tjerat janë pothuajse të rrënuara e të mbuluara nga dherat. Bazilika ka qenë trenefshe dhe përbëhej nga naosi e narteksi së bashku me kthinën e altarit. Kthina e altarit përbëhej nga bema e madhe dhe e lartë, protezisi dhe diakonikoni të ndara me një hark të ulët. Absida e mesit është trifaqëshe dhe ruhet gati në të gjithë lartësinë e saj ku dallohen një dritare dyfaqëshe dhe një më e vogël poshtë saj, aktualisht e murosur. Muret janë të ndërtuara me gur gëlqerorë të lidhur me llaç gëlqereje ku dallohet mënyra e veçant e përpunimit të fugave. Ato janë të mbushura me një pastë gëlqereje ngjyrë okër dhe të rrafshuara me një vegël të posaçme. Narteksi në anën perëndimore ndahej në tri pjesë ku secila lidhej me nefin përkatës. Supozohet që narteksi ka pasur edhe një kat të dytë, gjë e pahasur në ndërtimet e tilla në zonë dhe mbulohej me çati dyujëse. Nisur nga ndërtimi planimetrik e vëllimor, nga teknika e ndërtimit dhe e trajnimit të fugave, studiuesit kanë konkluduar që bazilika është ndërtuara në fundin e shek. XIII.bazilika e ciflikut 1