Bashkia Sarandë përjashton nga tenderi për karburant 2 kompani, shpall fitues Kastratin

10/12/1915:42

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka përmbyllur një tjetër tender, ku nga gara janë përjashtuar ofertuesit me ofertat më ulta, për tu shpallur fitues ofertuesi me vlerën më të lartë.
Këtë herë fati i ka buzëqeshur kompanisë Kastrati, e cila megjithëse kishte ofertën me të lartë, është shpallur fitues me Marzhin e fitimit 12.4 % , ndërsa 2 konkurentët e tjerë në garë ishin:
“ISLAMAJ” SHPK me 7.9 %
“A&T” SHPK & “2A2F-L OIL” SHPK me 5.98 %
Por si ndodhi që tenderin për furnizimin me karburant në Bashkinë Sarandë e fitoi oferta më e lartë?
Shumë e thjeshtë, duke eleminuar nga gara 2 konkurentët me ofertat më të ulta, me argumentin se “nuk përbush kriteret e DST-ve”.
Openprocurement i klasifikon këtë tendera me flamur të kuq, që do të thotë se mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.
Gjatë muajve të fundit kjo praktikë, ku eleminohen nga gara kompanitë me ofertat më të ulta, për tu shpallur fituese kompania me ofertën më të lartë, po shndërrohet në një praktikë normale në Bashkinë Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.