Bashkë për Natyrën/ Aksion pastrimi në ishujt e Ksamilit

05/06/2019:14

Shperndaje:


Bashkë për Natyrën!

Në ditën Ndërkombëtare të mjedisit “Lëvizja per Zhvillimin e Turizmit” Ksamil bëri bashkë institucionet ligj zbatuese, komunitetin, biznesi, specialista mjedisi si dhe nisma të tjera qytetare ku një-zëri DAKORDËSUAN kontributin për një “Ksamil të Pastër”

Këtë herë për ishuj të pastër, si nevojë për një turizëm të qëndrueshëm mbështetur te asetet që natyra na ka dhuruar.

Institucionet pjesëmarrëse:
Drejtorina e Parkut Kombëtar Butrint(përfaqësuar nga Drejtori Eri Sulo), AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) përfaqësuar nga ADZM(Aministrata e Zonave të Mbrojtura), Bashkia Sarandë (përfaqësuar nga specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve)

Një motivim dhe forcë e shtuar e aktivitetit ishte edhe prezenca e “Nismës së Luleve” ku bënë pastim të një pjese të fund detit të ishujve si dhe evidentuan të gjitha zonat me ndotje të cilat do të pastrohen në aksione të përbashkëta. FALEMINDERIT!

Profesor Kristo Kauri, inxhinieri i mjedisit që solli një risi me leksionin e tijë të hapur për fëmijët e Ksamilit, Ai foli me ta për shtëpinë e tyre, shtëpin e ishujve, shtëpin e natyrës. Profesori informojë edhe frymëzojë. Kristo Kauri është mentori i të rinjve të shoqatës në edukimin tonë në çështje të mjedisit. FALEMINDERIT!

Institucionet që mbështetën aktivitetin me prezencën e tyre për të siguruar rendin dhe shëndetin: Policia e Shtetit Shqiptarë, përfaqësuar nga Kristofor Shkrepa (polici zonës), Spitali Shtetëror Sarandë, përfaqësuar nga Kryeinfermieria e poliklinikës. FALEMINDERIT!

SURPRIZË ishte edhe sensibilizimi i turistëve që ishin duke bër plazh përball ishujve, erdhën veshën dorashkat dhe të buzëqeshur filluan të pastronin. FALEMINDERIT!

Sot ishujt janë më të pastër se dje, nesër do të jenë me të pastër se sot, REAGO edhe Ti!

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ksamil i pastë” që implementohet nga shpqata “Levizja për Zhvillimin e Turizmit” me financim të Lëviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,SDC.

#ksamilipaster #LevizjaperZhvillimineturizmit #LevziAlbania


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.