Ambasada Amerikane: Yuri Kim takime në Sarandë me aktivistë dhe qytetarë

18/09/2013:23

Shperndaje:


Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë takimeve që ka zhvilluar ambasadrja amerikane Yuri Kim në Sarandë, duke theksuar se ambasadorja u bashkua me #NismaeLuleve në pastrimin e plazhit dhe se ambasadorja  u shpreh e lumtur që shqiptarë të profesioneve e prejardhjeve të ndryshme punojnë bashkë duke ndërmarrë veprime konkrete të aktivizmit qytetar.

Publikimi i Ambasadës Amerikane

Dje Ambasadorja Kim mbylli vizitën e saj në Sarandë, ku u takua me aktivistë dhe qytetarë. Ndër të tjera, ambasadorja vizitoi Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla”, Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dhe u bashkua me #NismaeLuleve në pastrimin e plazhit. U shpreh e lumtur që shqiptarë të profesioneve e prejardhjeve të ndryshme punojnë bashkë duke ndërmarrë veprime konkrete të aktivizmit qytetar, duke dhënë një mësim të rëndësishëm demokracie dhe dinjiteti, gjithashtu me vlerë për biznesin e turizmin, duke qënë se një ambient më i pastër e bën qytetin më tërheqës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.