Si ka qenë menaxhimi i pastrimit përgjatë sezonit turistik? Ndani mendimin dhe shqetësimin tuaj
Qyteti i Sarandës dhe i Ksamilit vuajnë ende nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, pavarësisht premtimeve të përsëritura të bashkisë dhe faturës së shtrenjtë që paguhet për llogari të pastrimit.
Qytetarët e këtyre zonave përballen përditë me ndotjen nga mbetjeve urbane si dhe me mungesën e kontienerëve, e padiskutim në mungesë të tyre, mbetjet shtrihen në rrugë, në trotuare, duke u përhapur dita ditës më shumë, e askush përsëri nuk duket të vërë dorë mbi to.
Në vendet ku kontienerët nuk mungojnë, ato rrallëherë i sheh bosh. Janë dashur me dhjetëra ankesa nga banorë të ndryshëm që autoritetet të kujtohen se këta kontienerë duhen zbrazur, por prapëseprapë askush nuk ka tentuar të shtojë numrin e tyre, në favor të mirëqenies së qytetit.
Përmes kësaj thirrjeje, Saranda Web fton qytetarët e Sarandës, Ksamilit, Delvinës dhe Finiqit që të ndajnë me ne shqetësimet dhe përvojat personale në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane në lagjen apo qytetin tuaj.