Si është situata e furnizimit me ujë në Sarandë, jepni mendimin tuaj
Me gjithë premtimet e herë pas hershme për garantimin e furnizimit 24 orë me ujë dhe heqjes së depozitave nga pallatet, edhe në 2022 ky premtim nuk është realizuar. Në qytet kanë filluar të lëvizin botet e ujit, ndërsa nga zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit, në Saranda Web raportohet për mungesa të furnizimit nga zona të ndryshme.
Vit pas viti dhe fushatë pas fushate përmendet një projekt për furnizimin me ujë të bollshëm nga Burimet e Tatzatit, por që mesa duket mbahet peng nga një kontatë e HEC Sasaj me Këshillin e Basenit Ujor, e cila i jep të drejtën e shfrytëzimit të ujit të Burimeve të Tatzatit vetëm HEC Sasaj.
Për të kuptuar sa më drejt gjendjen e furnizimit me ujë dhe nevojat e qytetarëve, Saranda Web ju fton të plotësoni këtë formular (më pak se 1 minutë)