Editorial Policy – Saranda Web
Editorial Policy – Saranda Web
Misioni ynë
Saranda Web ka si mision të ofrojë informim të saktë, të pavarur dhe të shpejtë për ngjarjet në Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe më gjerë. Ne jemi të përkushtuar që lexuesit tanë të marrin lajme të verifikuara dhe përmbajtje cilësore që reflekton realitetin e komunitetit tonë.
Parimet tona redaksionale
1. Saktësia dhe verifikimi
Çdo informacion që publikojmë kalon nëpër një proces verifikimi nga burime të shumta përpara se të botohet. Ne shmangim spekulimet dhe mbrojmë gjithmonë burimin e informacionit..
2. Pavarësia editoriale
Redaksia jonë është e pavarur nga ndikime politike, ekonomike apo personale. Vendimet editoriale merren vetëm mbi bazën e interesit publik dhe rëndësisë së informacionit për komunitetin.
3. Transparenca
Në rast gabimesh, bëjmë korrigjime të menjëhershme dhe i sqarojmë publikisht për lexuesit tanë.
4. Etika në raportim
Respektojmë privatësinë e individëve, veçanërisht të fëmijëve dhe viktimave të ngjarjeve. Shmangim gjuhën e urrejtjes, diskriminimin dhe sensacionalizmin.
5. Përfaqësimi i diversitetit
Saranda është një zonë me komunitete të ndryshme etnike dhe fetare. Përmbajtja jonë synon të reflektojë këtë diversitet me paanshmëri dhe respekt.
Politika për reklamat dhe përmbajtjen e sponsorizuar
Artikujt editorialë janë të ndarë qartë nga reklamat dhe përmbajtja e sponsorizuar. Ne i etiketojmë të gjitha materialet promocionale si “Reklamë” ose “Sponsored”, për të mos krijuar konfuzion tek lexuesit.
Burimet dhe kontributet
Pranojmë informacion nga qytetarët dhe lexuesit tanë, por çdo material i dorëzuar publikohet vetëm pasi verifikohet nga redaksia. Kontributorët jashtë redaksisë identifikohen qartë me emër.
Korrigjimet dhe ankesat
Nëse lexuesit tanë konstatojnë një pasaktësi, ata mund të na kontaktojnë në adresën [email protected] dhe me mesazh në rrjetet tona sociale. Ne i shqyrtojmë çdo ankesë dhe, kur është e nevojshme, publikojmë korrigjime brenda një kohe të arsyeshme.
Kontakt
Saranda Web Editorial Team
📍 Sarandë, Shqipëri
✉️ [email protected]
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb