Ndotja nga plehrat urbane: Ndani shqetësimin tuaj

Saranda Web fton qytetarët e Sarandës, Ksamilit, Delvinës dhe Finiqit që të denoncojnë problemet me mbetjet urbane, me mungesën e kontenierëve si dhe punën që kryejnë bashkitë me shërbimin e pastrimit.

Qyteti i Sarandës dhe i Ksamilit vuajnë ende nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, pavarësisht premtimeve të përsëritura të bashkisë dhe faturës së shtrenjtë që paguhet për llogari të pastrimit.
Qytetarët e këtyre zonave përballen përditë me ndotjen nga mbetjeve urbane si dhe me mungesën e kontienerëve, e padiskutim në mungesë të tyre, mbetjet shtrihen në rrugë, në trotuare, duke u përhapur dita ditës më shumë, e askush përsëri nuk duket të vërë dorë mbi to.
Në vendet ku kontienerët nuk mungojnë, ato rrallëherë i sheh bosh. Janë dashur me dhjetëra ankesa nga banorë të ndryshëm që autoritetet të kujtohen se këta kontienerë duhen zbrazur, por prapëseprapë askush nuk ka tentuar të shtojë numrin e tyre, në favor të mirëqenies së qytetit.


Përmes kësaj thirrjeje, Saranda Web fton qytetarët e Sarandës, Ksamilit, Delvinës dhe Finiqit që të ndajnë me ne shqetësimet dhe përvojat personale në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane në lagjen apo qytetin tuaj.
Ne duam gjithashtu të dimë nëse autoritetet vendore po bëjnë detyrën e tyre për të ofruar shërbime publike më cilësore, në ndihmë të komunitetit dhe mirëmbajtjes së higjenës nëpër zonat urbane.
Për të marrë pjesë në raportimin tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na shkruani përmes adresës së emailit [email protected] ose adresës sonë në FB SarandaWeb.net.
Ne duam gjithashtu t’u garantojmë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të lexohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.