NDIKIMI I TURIZMIT MASIV NË SARANDË – RAPORTO NË SARANDA WEB

Përmes kësaj thirrjeje, Saranda Web dëshiron të mbledhë përshtypjet e banorëve të Sarandës dhe përvojat tuaja personale në lidhje me ndikimin e turizmit masiv në qytetin tonë.

Përgjatë verës, Saranda shndërrohet në kryeqendrën e turizmit shqiptar. Por ndërsa mijëra turistë i shtohen qytetit tonë, ata sjellin me vete një sërë përfitimesh, por edhe problematikash për vendasit.

Me ardhjen e turistëve në Sarandë, rriten mundësitë e punësimit, shtohen të ardhurat si dhe gjallërohet jeta e natës dhe argëtimi. Në anën tjetër, banorët përballen edhe me rritjen eksponenciale të çmimeve, trafikun e rënduar, ndotjen e lartë akustike apo mungesën e parkingjeve.

Përmes kësaj thirrjeje, Saranda Web dëshiron të mbledhë përshtypjet e banorëve të Sarandës dhe përvojat tuaja personale në lidhje me ndikimin e turizmit masiv në qytetin tonë.

Ne duam gjithashtu të dimë nëse përfitimet e banorëve vendas i tejkalojnë problematikat dhe nëse autoritetet vendore po bëjnë detyrën e tyre për të ofruar shërbime publike më cilësore, si për turistët ashtu edhe për banorët e Sarandës.

Për të marrë pjesë në raportimin tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na shkruani përmes adresës së emailit [email protected] ose adresës sonë në FB @SarandaWeb.net.

Ne duam gjithashtu t’u garantojmë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të lexohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.