Çfarë ju mungon më shumë nga Saranda e dikurshme?

Gjatë tre dekadave të fundit, qyteti i Sarandës ka ndryshuar rrënjësisht. Ajo çka ka humbur nga Saranda e dikurshme, ka mbetur ende e gjallë në memorien e banorëve të saj apo nëpërmjet fotove të shkrepura në momente dhe në vende të ndryshme, të cilat sjellin nostalgji sa herë që kujtohen.
Përmes këtij pyetësori, Saranda Web dëshiron të ftojë qytetarët e Sarandës apo vizitorët që të ndajnë me ne kujtime dhe fotografi nga vendet e lidhura me fëmijërinë ose rininë tuaj dhe që sot janë zhdukur apo kanë ndryshuar tërësisht.

Kujtimet dhe fotot tuaja do të na ndihmojnë ne që t’i shpalosim ato, në mënyrë që të ruhen si dëshmi e së kaluarës së qytetit tonë të përbashkët.

Ne duam gjithashtu të mbledhim perceptimin tuaj mbi mënyrën se si ka ndryshuar Saranda dhe anët pozitive apo negative të këtij ndryshimi.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit [email protected] ose rrjeteve tona sociale.

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.