Shërbimi mjekësor dhe mungesa e mjekëve në spitalin e Sarandës

Megjithë investimet e bëra në ambjentet e spitalit të Sarandës dhe pajisjen me aparatura bashkëkohore, në infrastukturë, përsëri duket qartë që në shumë raste, si pasojë e mungesës së mjekëve, pacientët dërgohen për kurim në Tiranë, Greqi, Turqi etj.

Nëpërmjet këtij pyetësori kërkojmë të zbardhim atë problem disavjecar, të shkaktuar nga mungesa e mjekëve specialistë dhe largimi i tyre, si brenda vendit, ashtu edhe në emgracion, si dhe boshllëkun që është krijuar në spital si pasojë e këtij fenomeni.

Saranda Web është e hapur të mirëpres mendim dhe eksperiencën tuaj apo të një të afërmi, gjatë një vizite mjekësore. Për të marrë pjesë në raportimin tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes emailit [email protected] apo adresës sonë në FB: @SarandaWeb.

Ne kërkojmë gjithashtu që të na dërgoni informacione të dobishme, në rast se i zotëroni ato, duke ju garantuar se të dhënat tuaja personale apo dokumentet nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.