KODI ETIK NË SARANDA WEB

KODI ETIK NË SARANDA WEB

Kodi i Etikës në Saranda Web:

Misioni i Saranda Web:

Misioni i Saranda Web, është trajtimi i temave dhe problematikave me interes të lartë publik.

Media jonë ka angazhimin dhe vullnetin e plotë, për të ruajtur interesat e qytetarëve dhe qytetareve.  Trajtimi dhe përcjellja mediatike e të vërtetës, pa devijuar nga ajo.

Shoqëria dhe vlerat që promovohen:

Saranda Web është e kujdesshme, në promovimin e vlerave të një shoqërie demokratike. Si një media serioze ka detyrimin të angazhohet në mbrojtje të zbatimit të ligjit, respektimit të të drejtave të cdo qytetari dhe qytetareje, në luftën kundër diskriminimit, kundër gjuhës së urrejtjes, steriotipeve gjinore, etnike etj.

Qëllimi i Kodit të Etikës:

Kodi I Etikës  do të shërbejë si një vetërregullator, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gazetarisë, si dhe do të rris përgjegjshmërinë e gatetarëve dhe gazetareve.

Kodi i Etikës përmban në vetëvete parime dhe vlera etike universale të gazetarisë.  

Angazhimi i medias ndaj punonjësve;

Saranda Web ka obligimin moral dhe ligjor të krijoj kushte të barabarta pune, për të gjithë punonjësit dhe punonjëset e saj. Redaktor dhe redaktore, gazetar dhe gazetare,  specialist IT, dhe cilido punjonjës dhe punonjëse në pozicione pune të ndryshme trajtohet me të njëjtin seriozitet. Gjinia, prejardhja, raca, etnia, feja, orientimi seksual, statusi socioekonomik apo mosha nuk do të ndikojnë në rritjen ose jo profesionale të punonjësve. Saranda Web krijon kushte të barabarta, që të gjithë punonjësit dhe punonjëset e saj të përmirësojnë veten dhe të avancojnë në punën e tyre.

Detyrimet e punonjësit ndaj shoqërisë, medias dhe  kolegëve:

Gazetaret dhe gazetarët e Saranda Web, duhet të promovojnë vlera demokratike dhe njerëzore. Inkurajimi dhe mbështetja e grupeve vunerabël të shoqërisë, inkurajimi I njërëzve, mbështetje për organizatat me fokus në një grup të caktuar shoqëror.  Dhënia e hapësirës për talentet e reja dhe vlerësimi ndaj personave me kontribut për shoqërinë, do të jetë një nga parimet e punës së gazetarëve dhe gazetareve në Saranda Web.

Në mënyrë kategorike punonjësit dhe punonjëset, nuk mund të përdorin fuqinë mediatike për interesa të tyre personale. Cdo lajm i dal nga redaksia e Saranda Web, duhet ti përmbahet linjës editorial dhe  të jetë brenda Kodit të Etikës së Saranda Web.

Trajtimi me respekt, moscënimi i privatësisë, mosparagjykimi për gjininë, racën, besimin fetar, prejardhjen, moshën, statusin social dhe ekonomik, orientimin seksual, pamjen fizike apo nevojat e vecanta, është një detyrim për të gjithë punonjësit dhe punonjëset në Saranda Web në marëdhëniet me publikun dhe ndaj kolegëve dhe kolegeve të tyre. Cdo lloj dhune, verbale apo fizike, si dhe ngacmimet seksuale, në ambjentet e punës është e patolerueshme, dhe pasohet me masa penale.

Përgjegjësitë e menaxher-it/es:

Krijimi i një atmosfere të qëndrimit miqësor dhe professional ndaj punonjësve dhe punpnjëseve.  Paga sigurohet përmes aftësive dhe pozicionit të punës. Pagesa e punonjësit apo punonjëses, nuk mund të varet asnjëherë nga diskriminimi me bazë gjininë, racën, fenë, prejardhjen, statusin social dhe ekonomik, orientimi seksual etj. Sigurimi I kushteve të barabarta të punës, për të gjithë punonjësit dhe punonjëset, mos bërja e dallimit apo vecimit mes tyre.

Mekanizmi për raportimin e shkeljeve të këtij kodi;

Punonjësit dhe punonjëset e Saranda Web kanë obligim të raportojnë tek redactori ose redaktorja dhe menaxheri ose menaxherja, për cdo shkelje të Kodit të Etikës, që ata vërejnë. Menaxheri ose menaxherja në kostatimin e këtyre shkeljeve duhet të veproj duke ndërmarrë hapa në përputhje me Kodin e Punës.

Angazhimi i Saranda Web, për të njohur punonjësit dhe punonjëset  me përmbajtjen e Kodit të Etikës:

Saranda Web do të njohë me Kodin e Etikës të gjithë punonjësit dhe punonjëset e saj, përmes mbledhjeve, E­mail, dhe pikave të vecanta në kontratën e punës. Ky Kod Etike do të firmoset nga cdo punonjës dhe punonjëse në Saranda Web.

Vlerësimi dhe monitorimi i Kodit:

Kodi do të rivlerësohet sa herë, që mund të lindin arsye, për përmirësimin e tij, por jo më pak se 1 herë në 5 vjet. Krijimi i një komisioni të etikës, do të funksiononte si kontrrollues, për zbatimine Kodit të Etikës.

Ky Kod u përgatit me mbështetjen e Projektit “Media for All” dhe Këshillit Britanik.

Miratuar më 30 Prill 2021                                         Uesli Didani, Administrator

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.