A mjaftojnë plazhet publike në Sarandë dhe Ksamil? Raporto në SarandaWeb

Pas problemeve disavjeçare me mungesën e plazheve publike në Sarandë, kryebashkiaku Adrian Gurma premtoi këtë fillim sezoni se e gjithë vija bregdetare e qendrës së qytetit mund të përdorej pa pagesë nga qytetarët.
“Kjo është zgjedhja që ne kemi bërë për t’iu ardhur në ndihmë edhe qytetarëve që nuk kanë mundësi. Kushdo mund t’i aksesojë pa asnjë lloj pagese,” deklaroi Gurma.
Por a janë vërtetë të mjaftueshme plazhet publike për qytetarët e Sarandës dhe Ksamilit? A janë këto hapësira publike të pastra dhe të sigurta për këdo që i frekuenton ato? Dhe sa u kushton qytetarëve të Sarandës dhe Ksamilit frekuentimi i plazheve private?
Për të verifikuar premtimin e Bashkisë si dhe gjendjen reale me plazhet publike dhe private,
Saranda Web dëshiron të dëgjojë qytetarët e Sarandës dhe Ksamilit, tw cilwt dëshirojnë të ndajnë me ne përvojën personale nga frekuentimi i plazheve publike dhe atyre private.
Ne jemi një grup i vogël gazetarësh dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj për të raportuar mbi problemet me plazhet publike dhe private në Sarandë dhe Ksamil apo për kostot që qytetarët detyrohen të paguajnë, në mënyrë që të mbajmë përgjegjës autoritetet vendore.
Për të ndarë me ne përvojën tuaj, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na shkuani përmes adresës së emailit [email protected] ose adresës sonë në FB @SarandaWeb.net.
Ne duam gjithashtu t’u garantojmë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të lexohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.
Përgjigjet tuaja i presim deri më 31 korrik, ora 24:00.

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.