A keni probleme me legalizimet apo hipotekën? Ndani shqetësimin tuaj

Saranda Web dëshiron të ftojë të gjithë qytetarët që kanë banesa të palegalizuara apo nuk kanë ende një certifikatë pronësie që të ndajnë me ne problematikën e tyre si dhe pengesat apo peripecitë që kanë hasur në përballjen me institucionet përgjegjëse.

Gjatë kontakteve tona me qytetarët apo denoncimet e vazhdueshme në Saranda Web, kemi vërejtur se mungesa e dokumenteve të pronësisë apo e sigurisë juridike të pronës është një ndër problemet kryesore për shumë banorë të bashkisë së Sarandës – përfshirë Ksamilin, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin.

Problematikat me pronësinë kanë vazhduar përgjatë tre dekadave tranzicion, pavarësisht premtimeve të përsëritura nga qeveritë e majta dhe të djathta, se do t’i jepnin fund historisë së legalizimeve. 

Saranda Web kërkon ndihmën dhe angazhimin tuaj për të raportuar mbi këtë problematikë si dhe për të hedhur më shumë dritë mbi arsyet e dështimit të institucioneve përgjegjëse në nivel lokal dhe qëndror.

Për të marrë pjesë në raportimin tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes emailit [email protected] apo adresës sonë në FB: Saranda Web.

Ne kërkojmë gjithashtu që të na nisni dokumente apo korrespondencë me institucionet, në rast se i zotëroni ato, duke ju garantuar se të dhënat tuaja personale apo dokumentet nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.