Zëdhënësi i Bashkisë Sarandë nxjerr sekrete hetimore dhe mashtron mediat dhe opinionin publik

19/10/2218:27

Shperndaje:

reagimin e sotëm lidhur me denoncimin në emisionin investigativ për rastet e abuzimit në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë, zëdhënësi i bashkisë Sarandë, përveçse ka nxjerrë të dhëna që përbëjnë sekret hetimor lidhur me deklarimet e dhëna nga fëmija në Polici pas publikimit të denoncimit, ka mashtruar mediat dhe opinionin publik, duke pretenduar se “Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona“.

Por nga pamjet e videos së regjistrimit, duket qartë se Bulevardi është i përfunduar dhe në të janë mbjellë palmat. Mbjellja e palmave dhe përfundimi i punimeve në Bulevard është realizuar në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, por nëse shikojmë edhe detajet e tjera në video (veshjen me xhupa), atëherë konkluzioni është se filmimet nuk janë bërë më herët se tetori i vitit 2021.

Zëdhënësi i Bashkisë Sarandë hkon edhe më tej me mashtrimin e tij në deklaratën e shpërndarë në media, duke pretenduar se filmimi i transmetuar është bërë kur fëmija është larguar nga institucioni në orët e vona, ndërkohë nga pamjet shihet se filmimet janë bërë ditën dhe në dritën e diellit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.