Zbulohet arsyeja e vonesës së ministrit Tahiri në Panairin e Policisë në Sarandë

23/08/1620:40

Shperndaje:


Zbulohet arsyeja e vonesës së ministrit Tahiri në Panairin e Policisë në Sarandë
14114553_1426654800694451_1072903017_oesk Eskorta e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër – Sarandë.
Siç duket në fotot e publikuara nga lapsi.al, është përplasur makina e policisë me një makinë tjetër.
Automjeti i policisë po shoqëronte automjetin e ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri po vinte në Sarandë për Panarin e Policisë që zhvillohet sot dhe nesër në qytetin bregdetar.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.