Vodhi rroba në treg, arrestohet nga policia adoleshenti

Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas më datë 08.06.2019, gjatë natës është futur në tregun industrial konkretisht në dyqanin e shtetases F.H dhe ka vjedhur një sërë materialesh, si; xhinse, bluza, atlete etj.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.