Vodhi 282 kg sherebel nga magazina, arrestohet

Vjedh bimë medicinale, zbulohet dhe ndalohet nga policia shtetasi:
Sefer K, 32 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Shërbimet e Policisë së Delvinës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë
Sarandë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Sefer K, i cili dyshohet të jetë
autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P. Ç, Delvinë, më 18 Shtator 2018.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sefer K ka vjedhur në këtë magazinë bimë
medicinale me qëllim për ti shitur për përfitime personale si dhe një sasi parash prej 1000
Euro.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• 282 kilogramë bimë medicinale,
• 200.000 lekë të rinj.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale Vjedhja, parashikuar nga neni
134/2 i Kodit Penal.

 

Spread the love
  • 36
    Shares
Loading...
AlbanianEnglishFrenchGermanGreekItalianMacedonianPolishRussianSwedish