SHARE

Policia sekuestron rreth 325 kg (kilogram) lëndë e dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në një furgon.
Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike (drejtuesi i mjetit) shtetasi:
Afrim Ç, 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Policia e Sarandës ka bërë të mundur zhvillimin e këtij operacioni të koduar “NDRYSHE”, mbi bazën e të cilit:
Është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit Afrim Çifliku në fshatin Vrion, Delvinë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Ford-furgon” me targë AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur një sasi të konsiderueshme me drogë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike në total – 325 kg (kilogram) të llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti Grek.
Policia po punon për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

loading...
loading...

 

Loading...