Valë e re emigrantësh nga Siria, Iraku dhe Algjeria drejt Shqipërisë.
Një valë e re emigrantësh nga vendet arabe, të cilët hyjnë nga territori grek po i drejtohet Shqipërisë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tre raste të ndryshme, janë kapur nga policia e Gjirokastrës 16 persona.
Konkretish, në aksin rrugor Kakavijë-Jorgucat, u kapën 3 shtetas të huaj nga Siria.
Nnë Gjirokastër, në sektorin e ish postës, tek “Mulliri”, u kapën 6 shtetas të huaj nga Iraku.
Në Gjirokastër, në afërsi të agjencisë së vjetër të udhëtarëve, u kapën 5 shtetas të huaj 4 algjerianë dhe 1 libian.
Për të gjitha rastet bëhet fjalë për emigrantë të paligjshëm dhe të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

loading...
loading...

 

Postoni komentin tuaj për shkrimin
Loading...