Tentoi të kalonte cigare kontrabandë në gomën rezervë, arrestohet

Policia njofton se si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi.

Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, përfundon njoftimi i policisë.