Strategjia e re/ Qentë policë, rol kyç në ngjarje, Lleshaj: Të futim dhe kuajt

17/08/2014:06

Shperndaje:


Në 70 vjetorin e Institutit të qenve policë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka ardhur koha që qentë të jenë më të përfshirë në Policinë e Shtetit me një rol të shtuar përfshi edhe ruajtjen e objekteve.
“Ka ardhur koha që qentë të marrin rol të shtuar edhe në fusha të tjera, ku veçoj ruajtjen e objekteve ku mund të kryejnë shërbime shumë të dobishme dhe mund të reduktojnë ndjeshëm nevojën për angazhim të shtuar të burimeve njerëzore”, tha Lleshaj.

Ai ka deklaruar se Policia e Shtetit po mendon të futen në përdorim edhe kuajt për patrullime policore.

“Ka ardhur koha edhe për rolin që mund të marrin kafshë të tjera, si kuajt, në shërbimet policore, kryesisht patrullore në zonat e vështira malore, dhe në situata të tjera, por kjo është një formë tjetër, sot gjej rastin që të vetëm të filloni të mendoni”, tha Lleshaj.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.