

Sistemonte plazhin dhe hapi 4 çadra, gjobë 20 milionë biznesit


Strukturat e Policisë Himarë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar të Mjedisit dhe Territorit, gjatë monitorimit të vijës bregdetare kanë konstatuar një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës me shkelje.
Subjekti privat (plazh) në pronësi të një shtetasi 44 vjeç, ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.
Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.
Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.
Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative – gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për kundravajtjen, IKMT nisi menjeherë procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.
Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë subjekteve që të tregojnë kujdes maksimal në sjelljen me pronën publike dhe mjedisin e përbashkët.
Pasojat e shkeljeve ligjore dhe krimeve mjedisore do te jenë te forta për cilindo që i kryen ato.
Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
22/05/2015:58

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
22/05/2015:58

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
22/05/2015:58

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
22/05/2015:58

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
22/05/2015:58

Pronarët e mjeteve ujore ultimatum Policisë: Jepni zgjidhje ose nesër futemi në ujë!
22/05/2015:58

Mjekët e Spitalit të Sarandës kthejnë në jetë vogëlushin 4-vjeçar, ra në kontakt me rrymën
22/05/2015:58

Aksident në rrugën Kardhiq – Sarandë, automjeti del rruga në kthesë
22/05/2015:58

HOTEL DELFINI KËRKON SANITARE, PAGA 60.000 LEKË
22/05/2015:58

NJOFTIMI PUNËSIMI PËR ROJE DHE BELLBOY NË HOTEL & RESTORANT NË SARANDË
22/05/2015:58






Rezervime

Apartament për pushime në Sarandë.
22/05/2015:58

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
22/05/2015:58

Dhoma Ksamil
22/05/2015:58

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
22/05/2015:58

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
22/05/2015:58
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
22/05/2015:58

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
22/05/2015:58

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
22/05/2015:58

Suvenire nga Saranda – Shegë
22/05/2015:58

Suvenire nga Saranda
22/05/2015:58




