Shkolla 9-vjeçare Lukove, organizoi sot konkursin me recitime, kenge, valle dhe piktura

Shkolla 9-vjeçare Lukove, organizoi sot konkursin me recitime, kenge, valle dhe piktura nga i cili 3 çmime te para do perfaqesojne shkollen e Lukoves ne aktivitetin e muajit maj Himara Fest, organizuar nga Bashkia Himare.
Drejtori i shkolles Odhisea Papa hapi ceremonine e aktivitetit dhe pershendeti te ftuar nderi Pergjegjesin e Z.A. Sarande Jani Jorgji, Pergjegjesin e Statistikes se Z.A Sarande Dhimiter Gjati , Administratorin e Njesise Lukove Andrea Boci, Pergjegjesen e Kultures se Bashkise Himare kengetaren e mirenjohur te grupit polifonik te Himares Katina Beileri si dhe Pergjegjesen e Arsimit ne Bashkine Himare Antoneta Bollano.
Ne fund te aktivitetit Drejtori i shkolles se Lukoves Odhisea Papa komunikoi fituesit e 3 cmimeve si edhe falenderoi mesuesen Anila Cama per organizimin e ketij evenimenti.