Sarandjoti kalonte në Kakavijë me 20 mijë euro në çantë, policia ia sekuestron

12/10/2011:13

Shperndaje:


Një 50 vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur duke kaluar me kamion me 20000 euro në Kakavijë. Bëhet fjalë për 50 vjeçarin me iniciale A. O., banues në Sarandë.

NJOFTIMI i Policisë

“Sekuestrohen 20 000 euro. Procedohet penalisht 50-vjeçari, poseduesi i shumës monetare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.