Sarandë: Tre vjedhje gjatë 24 orëve të raportuara në polici

Tre vjedhje janë raportuar gjatë 24 orëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe konkretisht:
Gjatë natës, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur magazinën e një shtetasi 58 vjeç, banues në Sarandë, ku kanë marrë ligota bakri, bronxi dhe kabull elektrik.
Gjatë natës, në fshatin Gjashtë, pranë “Kalasë Lëkurësit”, në pallatin në ndërtim të një shtetasi 48 vjeç, banues në Sarandë, kanë vjedhur dyer të brendshme druri, dyer të blinduara, panele diellor dhe tel për instalimet elektrike.
Gjatë natës, në hyrje të fshatit Shalës, Konispol, kanë vjedhur një koshere me bletë, të një shtetasi 51 vjeç, banues në Shalës.
Për të tre rastet policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.