Sarandë, dhuna në familje shënon 3 raste në 24 orë

policiaSipas informacioneve nga policia e Sarandës, gjatë 24 orëve në Sarandë janë shënuar 3 raste të reja të dhunës në familje. Këto shifra duhet të jenë kambanë alarmi për shoqërinë dhe institucionet shtetërore. Më konkretisht, policia informon se
 Më datë 20.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.M, vjeç 48, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 19.06.2016, rreth orës 22:30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases  M.M, vjeç 38
Më datë 20.06.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 59, banues në lagje nr. 1, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M.A, vjeç 57.
Më datë 21.06.2016, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.A, vjeç 41, banuese në lagjen nr. 3, pasi ish bashkëshorti A.H ,vjeç 47 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.

.