Saranda pa drita, Drejtori i OSSHE mashtron për njoftimin

osshe sarande Prej ditësh zona të ndryshme dhe herë pas here edhe gjithë qyteti i Sarandës, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Të shqetësuar nga kjo situatë, biznese të ndryshme, qytetarë dhe turistë, i janë drejtuar Saranda Web dhe Saranda Television për të mësuar dicka më shumë për mungesën e energjisë, por mbi të gjitha për orarin se kur do të rikthehet ajo. Duke mos patur asnjë informacion dhe duke parë se ndërprerja e energjisë elektrike po kthehet në një rutinë të përditshme, ne kontaktuam me Drejtorin e OSHEE Sarandë, Agron Husi. Krejt indiferent e duke mashtruar ai u pergjigj: “Ka problem vetëm një kabinë. Nuk kemi bërë njoftim përmes mediave sepse mediat kërkojnë pagesë për këtë gjë. Por kemi lajmeruar duke vendosur njoftime nëpër lagje”.
Por e verteta e kesaj eshte krej ndryshe. Agron Husi nuk i eshte drejtuar as privatisht dhe as zyrtarisht Saranda Web apo Saranda Television, pra nuk ka marre as pergjigje per kryerje pagese, packa se ne keto lloj njoftimesh i kryejme pa shperblim. Ne lagjen nr.1 te qytetit apo cfaredolloj lagjeje tjeter, nuk ka asnje njoftim te shkruar apo verbal per mungesen e energjise elektrike. Qytetaret na drejtohen ne per informacion sepse perballen me ndërprerje të befasishme të energjisë duke u gjendur të papërgatitur, por edhe me terr informativ nga institucioni i OSHEE Sarande. Kjo situate vazhdon prej disa ditesh dhe nuk dihet se sa do zgjase, nderkohe qe numri i pushuesve po shtohet dhe celja e sezonit turistik eshte pak dite larg. OSHEE penalizon kedo qe nuk i pergjigjet kushteve kontraktuale te saj, permes kamatave apo deri edhe tek arrestimet ne bashkepunim me policine dhe prokurorine, por nuk po merr përsipër as informimin e qytetarëve dheas nuk demshperblen asnje per demet qe po shkakton prej ditesh.
Papergjegjshmeria e drejtuesve te OSHEE Sarande po penalizon jo vetem qytetarët dhe bizneset e Sarandës, por edhe imazhin e saj turistik.

.