

Saranda 16 vite pa asnjë përfaqësues në Parlament dhe Drejtoritë Rajonale të Qarkut Vlorë


Prej 16 vitesh zona e Sarandës nuk ka patur asnjë deputet nga Saranda, por deputetë të importuar ose nga Tirana ose nga Vlora. Si në 8 vitet e pushtetit të Partisë Demokratike, kur Saranda kishte si përfaqësues Astrit Patozin dhe më pas të Arben Ristanin, ashtu edhe në 8 vitet e pushtetit të Partisë Socialiste, Saranda është përfaqësuar nga Koço Kokëdhima e më pas nga deputeti aktual i PS Alket Hyseni. Pra, asnjë nga deputetët nuk ka qenë nga Saranda.
Saranda gjithashtu, këto 16 vite, por edhe sot, mbetet e papërfaqësuar edhe në Drejtoritë Rajonale, qendrat e të cilave ndodhen të gjitha në Vlorë dhe të gjithë drejtuesit janë nga Vlora.
Publikimi më i fundit i Saranda Web për emrat e rinj të kandidatëve të cilët pretendojnë një vend në Parlamentin e zgjedhjeve të 25 prillit nxorri në dritë dëshirën e qytetarëve për të patur deputet nga qyteti, aq më tepër që vetëm qyteti i Sarandës ka rreth 15.000 pjesëmarrës në votime, pra jo për 1 deputet, por për 2.
Por deri tani partitë politike duket se nuk e kanë në konsideratë këtë dëshirë të qytetarëve sarandjotë.
Partia Demokratike, e cila ka marrë në maksimum 5 deputetë në Qarkun e Vlorës, nuk duket të ketë akoma ndonjë vendmmarrje, përveç takimeve të shumta që ka zhvilluar Bujar Leskaj, i cili është prezantuar si Kordinator i Qarkut.
Partia Socialiste nga ana tjetër, e cila në zgjedhjet e fundit mori 9 mandate në Qarkun e Vlorës, duket se përveç deputetit aktual Alket Hyseni, sjell si kandidate edhe ministren e Financave Anila Denaj, e cila pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me zonën e Sarandës, ka filluar takimet dhe ardhjet në Sarandë cdo fundjavë, çka të bën të mendosh se edhe në 4 vitet e ardhshme Saranda do të vijojë të përfaqësohet nga persona pa lidhje me Sarandën.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
09/01/2113:59

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
09/01/2113:59

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
09/01/2113:59

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
09/01/2113:59

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
09/01/2113:59

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
09/01/2113:59

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
09/01/2113:59

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
09/01/2113:59

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
09/01/2113:59

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
09/01/2113:59






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
09/01/2113:59

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
09/01/2113:59

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
09/01/2113:59

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
09/01/2113:59

Apartament 1+1
09/01/2113:59
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
09/01/2113:59

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
09/01/2113:59

Suvenire nga Saranda
09/01/2113:59

Suvenire nga Saranda
09/01/2113:59

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/01/2113:59




