Rruga e Llogarasë, si u ndërtua për 100 ditë nga italianët
Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri. Por pak kush e di që atë rrugë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë. Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë. Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar. Por gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë. Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Fotografitë e rralla në Arkiv Britanik tregojnë rrugën e sapo ndërtuar si dhe ndërtimin e disa urave në dalje të Vlorës në vitet 1917-1918.
Po ashtu, italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes. Këto investime në infrastrukturë nga pushtuesit nuk ishin çudi, kjo për shkak se ndërtimi i tyre kishte avantazh ushtarak. Po ashtu, edhe mjaft investime të ngjashme bënë në veri edhe austro-hungarezët. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur i kohës dhe kishte shumë pak rrugë automobilistike. Vetëm në qeverisjen e mbretit Zog u bë e mundur që Shqipëria të ketë një rrjet disi të mjaftueshëm, të cilin ende e trashëgojmë sot. Ironia më e madhe qëndron se që në hapat e para të shtetit shqiptar, rrugët kanë qenë problemi thelbësor dhe ende sot rrugët dhe infrastruktura në tërësi janë një dobësi e madhe e shtetit shqiptar. newsbomb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Restaurant Haxhi kërkon të punësojë Banakier/e, Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kamarier/e,
06/12/1917:10
NJOFTIM PUNËSIMI PËR DISA POZICIONE PUNE NË HOTEL OLYMPIA
06/12/1917:10
Apeli refuzon kërkesën dhe lë në qeli “gjyshen hero-inë” dhe birin e saj – VIDEO
06/12/1917:10
Jorgo Goro nga spitali i burgut jep njoftimin e pazakontë
06/12/1917:10
Kumbaro operatorëve të turizmit detar: Asnjë subjekt nuk mund të ofrojë shërbime pa u certifikuar
06/12/1917:10
Thahen pishat në Sarandë, pasojat kur nuk e dëgjon zërin e qytetarëve – VIDEO
06/12/1917:10
Skema e re për bujqësinë: Kush ka më pak se 10 lopë dhe 1 hektar tokë nuk përfiton
06/12/1917:10
Si asnjëherë më parë, Policia në Vlorë dhe Sarandë vendos 6654 gjoba në 20 ditë
06/12/1917:10
Hyri në shtëpinë e një gruaje dhe vodhi 1 televizor dhe 1 ventilator, prangoset
06/12/1917:10
Arrestohet pasi u kap me fenelinë policie në shtëpi dhe nuk pranoi pranga në duar
06/12/1917:10
Rezervime
Apartament 2+1 – City Glow
06/12/1917:10
Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
06/12/1917:10
Apartament 2+1 me pishinë
06/12/1917:10
River & Sea Side Apartament
06/12/1917:10
Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
06/12/1917:10
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
06/12/1917:10
Suvenire nga Saranda – Shegë
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
06/12/1917:10