
Procedura si të përfitoni ‘pagën e luftës’


Bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë duhet të aplikojnë te portali i pagesës së taksave e-filing, ndërsa të papunët dhe shtresat në nevojë do ta përfitojnë pagesën sipas proceduarave standarde të dy institucioneve që e shpërndajnë.
Pagesat e shtresave në nevojë dhe sipërmarrjeve do të fillojnë nga sot në datë 1 prill.

Këtë pagë e përfitojnë personat e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:
-për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
-duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë, të dala për këtë qëllim
-duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.
Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:
-personat fizikë të vetëpunësuar;
-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
-të punësuarit në personat juridikë,
Në total është deklaruar zyrtarisht se përfitojnë 60 mijë të punësuar/vetëpunësuar, nga 176 mijë që janë gjithsej, ose rreth 34% e të punësuarve gjithsej në subjektet e vogla.
Nuk përfitojnë as personat që zhvillojnë aktivitet në informalitet.
Si aplikohet
Fillimisht plotësohet formulari i cili gjendet në faqen Drejtorisë së Tatimeve dhe më pas plotësohet edhe formulari i e-filing.
( Kliko këtu ) udhezues praktik mbi menyren e plotesimit te kerkeses per perfitim financiar
UDHEZIMI I PLOTE
Udhezim mbi mënyrën e aplikimit për të përfituar ndihmën financiare sipas VKM 254, datë 27.03.2020.
Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:
Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,
Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim.
Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari (bashkëngjitur këtij njoftimi) sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.
Individet, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, date 27. 03.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.
Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.
Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare
Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.
Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare
Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.
Plotësimi i pasaktë i kësaj të dhëne, bllokon procesin e kalimit të pagesës nga Thesari, edhe për përfituesit e tjerë, pjesë e të njëjtit Formular.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
01/04/2016:46

Pizza Savos kërkon për punësim vjetor Motorist dhe Punonjëse për fast-food
01/04/2016:46

Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë
01/04/2016:46

BUTRINTI – TURBINA – LIVE NË SARANDA WEB
01/04/2016:46

Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur
01/04/2016:46

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
01/04/2016:46

Hyri nga rruga dytësore dhe i preu rrugën furgonit, detaje nga aksidenti
01/04/2016:46

Aksident në rrugën Konispol – Krane, 1 grua mbetet e plagosur dhe transportohet në spital
01/04/2016:46

MEMORIE – Taqo Lepuri, artisti plot dritë e fisnikë, mikpritës dhe i dhembshur
01/04/2016:46

Kompania Globe kërkon të punësojë Menaxher/e dhe Specialist/e Shitjesh në Sarandë
01/04/2016:46






Rezervime

Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
01/04/2016:46

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
01/04/2016:46

Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
01/04/2016:46

Apartament me dy dhoma – City Glow
01/04/2016:46

The City View Penthouse
01/04/2016:46
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
01/04/2016:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
01/04/2016:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
01/04/2016:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
01/04/2016:46

Suvenire nga Saranda
01/04/2016:46



