Policia ndalon edhe personin e plagosur: Qëlloi me armë zjarri

21/06/2117:28

Shperndaje:

Spiro Iljadhi, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri një ditë më parë, është ndaluar nga Policia ditën e sotme.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Iljadhi u shoqërua për shkak se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre autorëve të plagosjes së tij, Redjan Hadërit, i cili u arrestua ditën e sotme, dhe 2 vëllezërve Andrea Caushi  35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç.

“Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.   

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.   

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.   

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe ‘Armëmbajtja pa leje'”, njofton Policia.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.